Selenicë- disa fshatra të përfshira nga flakët. Banorë të fshatrave të Selenicës thonë se flakët kanë prekur tokat e disa fshatrave të njësisë Vllahinë dhe Kotë.
Asnjë mjet zjarrfikës në vendngjarje. Zjarri aktiv që prej ditës së djeshme. Amonicë, Mallkeq, Petë…disa nga fshatrat tokat e të cilëve janë përfshirë nga flakët.
Zjarri thonë banorët ka djegur toka me ullinj e pemëtari.