Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me zjarrin e rënë në maternitetin e Durrësit që shkaktoi prishjen e pajisjeve. Incidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës, pak pas mesnate.
Deri tani mësohet se katër gra me fëmijët e tyre janë zhvendosur drejt Tiranës. Në total, flitet për 17 fëmijë të zhvendosur. Në një konferencë për mediat, Drejtori i Spitalit të Durrësit, Alban Ramohitaj dhe Shefi i maternitetit bënë gjithashtu me dije se zjarri ka rënë në një prej paneleve të energjisë.
“Zjarri ka rënë në orën një pas mesnate në katin e katërt. Ky kat është jashtë funksionit.”, është bërë ndër të tjera e ditur nga Ramohitaj.
Ndërkohë që Prokuroria dhe zjarrfikësja kanë nisur hetimet, njoftohet se lindjet e tjera do të kryhen në Kirurgjinë e Durrësit. (XH.A/SHUPLAKA)
(Alban Ramohitaj, drejtori i Spitalit të Durrësit)