Një banesë, në pronësi të një 71-vjeçari në Fier është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje.
Nga pakujdesia e një sobe druri u dogj një barake druri ku qëndronin përkohësisht Isa Muça së bashku me bashkëshorten,të cilët kanë ardhur nga Tirana për veljen e ullinjve në pronën e tyre të perfituar nga ligji 7501. Ngjarja ndodhi në fshatin Peshtan Bregas , lagjia Muçaj në Frakull të Madhe.
Policia thotë se si pasojë e zjarrit banesa e të moshuarit është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, në banesën e shtetasit I. M., 71 vjeç, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë aksidental nga soba e drurëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.