Spitali Rajonal i Shkodrës është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Reparti i kirurgjisë i këtij spitali është pushtuar nga flakët.
Siç bëhet me dije nga policia shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Zjarri kaloi pa pasoja, teksa zjarrfikëset erdhën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që pacientët u transportuan në repart tjetër.
Për mediat foli drejtori i këtij spitali Senad Halluni, i cili tha se zjarri u përhap nga dhoma e një mjeku.
Drejtori Halluni: “Ngjarja te dhoma e mjekut. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Po hetohet për shkaqet. Është bërë transporti i pacientëve në pjesën tjetër të repartit”.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post