Zbardhen emrat e 3 personave të arrestuar në kuadër të një operacioni ndërkombëtar droge, me sipërmarrjen e SPAK. Pas hekurave me urdhër të Prokurorisë së Posaçme u arrestuan Redian Doda, Zabit Fisniku dhe Fabi Isaku. Po ashtu mësohet se Zabit Fisniku rezulton të jetë kreu i bandës kriminale, që veprimtarinë e kishte në Francë. Fisniku e drejtonte nga Shqipëria aktivitetin kriminal të drogës në Francë.
Hetimet e kryera, bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).
Discussion about this post