Para pak minutash një vatër zjarri ka rënë në Parkun Kombëtar të Thethit. Siç mësojnë burime për Faxnews, dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Ndërkohë punonjësit e administratës po tentojnë të shuajnë edhe flakët.
Ndërkohë kreu i AZM-së, Zamir Dedej ka reaguar përmes një postimi në facebook, duke ngritur alarmin se kanë filluar të vënë zjarre qëllimisht.
“Filluan të vëne zjarre, eshte e pamundur te mos jete vene nga dikush ne lartesine qe eshte”, shkruan ai, teksa publikon edhe një video nga fikja e flakëve.