12:44 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zogaj jep alarmin: Basha duhet të dorëhiqej, ngrirjen nuk e kuptoj. PD rrezikon çarjen

09:41 | 30/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Preç Zogaj flet për herë të parë kandidaturën e tij për deputet: Kam fatin të jem pjesë e një ngjarje po aq të madhe sa “Lëvizja e dhjetorit”

Preç Zogaj tashmë ka dalë hapur kundër qëndrimit të Bashës në krye të PD-së pas humbjes në zgjedhjet e së dielës.

Sipas Zogajt, vendimi i Bashës për të ngrirë funksionet e tij është i pakuptueshëm, ndonëse si shembull është ndjekur më herët edhe nga Kryeministri italian, Mateo Renzi.

Kandidati i PD-së në Lezhë kërkoi që Basha të mbajë partinë e bashkuar, pasi rrezikohet përçarja dhe kjo gjë, sipas Zogajt, sigurohet duke lejuar një garë të ndershme brenda PD.

“Unë kam punuar me Bashën. I njoh cilësitë e tij, njoh edhe defektet. Çdo njeri ka defekte. Jam dakord që në fund gjërat duhet të shihen te rezultati. Rezultatit duhet t’i bëjmë zbritje atë shitblerjen e votës, e cila nuk është e matshme, por është shumë e madhe.

Por, pikësëpari, Basha duhet të krijojë konditat për një garë të ndershme në PD. Të vendosë në themel të saj votën e lirë, konkurrencën e lirë, rregullat e barabarta të lojës për të gjithë. Është e vetmja mënyrë për ta mbajtur të bashkuar partinë. Basha ka përgjegjësinë që nga kjo dramë e PD të japë kontributin e tij që partia të dalë e sqaruar dhe e bashkuar.

Në këtë kuptim, Basha mund të jepte edhe dorëheqjen. Atë ngrirjen unë nuk e kuptoj, të them të vërtetën. E ka bërë edhe Renzi, edhe ky të japë dorëheqjen dhe të rikandidojë. Ai ka argumentet për të rikandiduar. Basha duhet t’u sigurojë mundësinë rivalëve të tij që të konkurrojnë si të barabartë me të. Kjo është demokratike, por e dikton edhe situata që është tani, sepse rrezikon të çahet partia”, tha Zogaj.

Kandidati i Lezhës u kërkoi demokratëve që debati mes tyre të jetë ai brenda një familjeje politike. Sipas tij, problemi më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte shitblerja e votave.

“Le ta zhvillojmë debatin si brenda familjes. Të biem dakord që problemi më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte shitblerja e votës. Të biem dakord që në zgjedhje nuk na ka futur Edi Rama, por kemi hyrë në respekt të partnerëve tanë strategjikë. Unë nuk jam i befasuar që Edi Rama ka prerë në besë Lulzim Bashën. Nuk kam pritur kurrë besnikëri nga Edi Rama. Kam thënë disa herë që PD nuk duhet të hynte në zgjedhje, por kur SHBA hyri në lojë, kam thënë që ata janë partnerë strategjikë”, deklaroi Zogaj.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: prec zogajzogaj
Pas

Plumb kokës, si u kërcënua Tefik Hyka, pista kryesore për atentatin

Para

Takimi Trump-Putin, zbulohet vendi dhe data

Para
Takimi Trump-Putin, zbulohet vendi dhe data

Takimi Trump-Putin, zbulohet vendi dhe data

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

“Tirana nuk është Teheran”/ Rama për aksionin e lirimit të hapësirave publike: Do hiqen të gjitha, ka nga ata që s’marrin vesh, por…

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Booking”,Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

Rama kritika gjyqtarit Balliu: Pallatin e konfiskuar në mes të Tiranës e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm

Ajola Xoxa për masën detyrim paraqitje, paraqitet në SPAK

Njeriu i Trump hyn në Gaza, Steve Witkoff do të inspektojë shpërndarjen e ndihmave humanitare për palestinezët

Divjakë/Ndezi zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit Kryekuq, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

“Indeksi që rrëzon propagandën 12-vjeçare” – Tabaku: Shqipëria ka një krizë të sajuar nga vetë qeveria

Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e misioneve të NATO-s! Largohet nesër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.