Analisti Preç Zogaj deklaroi të hënën në mbrëmje se protesta e 27 janarit, krijoi një bindje tjetër për opozitën në syrin e opinionit publik.Zogaj theksoi në studion e emisionit ‘Opinion’ se në shumë plane opozitën shqiptare e njihnin të dobësuar për të mos thënë të vdekur.
“Pas 25 qershorit, ka mbi 5 muaj dhe një investim të madh mediatik në rrafshin e opinioneve se kjo opozitë është në zhdukje. E dyta, kanë ndodhur disa ngjarje të pesë muajve të fundit të pashembullta që duhej parë përceptimi i tyre”,-tha ai.
Zogaj tha gjithashtu se kjo është një qeveri jolegjitime sepse ka dalë nga votat e blear dhe se kanë ndohur sisa ngjarje që e vërtetojnë këtë. Zogaj tha se protesta mund të kishte edhe koreografi tjetër. (B.H/Faxweb)