Vendimet e gjykatave jane ne emer te Republikes e ndaj tyre ka vetem dy rruge, ose zbatohet ose ankimohet sipas ligjeve ne fuqi. Por keto dite ka ndodhur nje dukuri interesante. Shihni e gjykoni vete.
KLSH kërkon anulimin e menjëhershëm të shpalljes së fituesit në procedurën e konkurrimit të zhvilluar nga MZHETTS për zhvillimin e zonës ekonomike në Spitallë, Durrës. Kallëzon në Prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe kërkon hetimin të mëtejshëm ndaj drejtuesve përgjegjës të niveleve më të larta të administratës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 784/1, datë 24.07.2017 përfundoi auditimin tematik me objekt “Për procedurën e përzgjedhjes të zhvilluesit të zonës teknologjike të zhvillimit ekonomik në Spitallë, Durrës” në ish-MZHETTS në përfundim të të cilit
KLSH ka rekomanduar marrjen e masave për anulimin e shpalljes fitues të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Ofertuesi 2”, pasi nga auditimi ka rezultuar që si fitues duhet të ishte shpallur operatori tjetër ekonomik “Ofertuesi 1” në ofertën e të cilit parashikohej një investim prej 54 milionë euro dhe punësimi i 9,500 punonjësve më tepër se bashkimi i operatorëve i klasifikuar në mënyrë të padrejtë në vend të parë. Për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mësipërme, të kryera në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore e nënligjore KLSH ka ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e KVO-së të përbërë nga A.B., M.S., S.K., G.V., Eg.Os. dhe O.S., duke kërkuar njëkohësisht që hetimet nga ana e organit të Prokurorisë të orientoheshin edhe drejt zyrtarë të tjerë, deri në nivelet më të larta të administratës shtetërore, ndaj të cilëve shkon përgjegjësia për monitorimin, mbikëqyrjes dhe aprovimin e ligjshmërisë së veprimeve të strukturave dhe komisioneve përkatëse për zbatimin e kësaj procedure.
Por pak kohe me pare, dhe pikerisht me date 19.07,2017, prane gjykates administrative te shkalles se pare Tirane eshte hapur ceshtja me numur 31155-04570-80-2107, me pale paditese “Ofertuesin 1” (per te ruajtur anonimatin po ruajme emertimin e perdorur ne njoftimin e KLSH) dhe pale te paditur Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregetise dhe Sipermarjes. Objekti i padise ishte: Marjen e mases se sigurimit te padise, duke pezulluar vazhdimin e procedurave dhe lidhjen e kontrates mes Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregetise e Sipermarjes dhe “Ofertuesin 2” (emertimi sipas njoftimit te KLSH-se) ne lidhje me proceduren konkuruese te Zones Teknollogjikedhe Zhvillimit Ekonomik, ne Spitalle, Durres.
Shfuqizimin e vendimit te titullarit te Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregetise e Sipermarjes, per shpalljen fitues te “Operatorit 2” ne proceduren konkuruese per Ndertimin, zhvillimin, mirembajtjen dhe operimin e Zones se Teknollogjise dhe ZhvillimitEkonomik, ne Spitalle, Durres.
Gjykata mbasi shqurtoi ne disa seanca gjyqesore ne prani te pales paditese “Ofertuesi 1” (emertimi sipas KLSH) dhe te Paditurit “Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregetise e Sipermarjes” me 18.12.2017 me Vendimin nr. 80-2017-4964 Vendosi:
1 – Mos pranimin e kerkes padise te “Ofertuesit 1” 2 – Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te pales paditese 3 – Ky vendim eshte i ankimueshem ne Gjykaten e Apelit Administrativ pese dite nga e nesermja e shpalljes. U shpall ne Tirane, sot me date 18.12.2017
Vendimet e Gjykatave, sic e thame edhe ne fillim te ketij vezhgimi, jane ne Emer te Republikes e ndaj tyre ka vetem dy zgjidhje ose ankohen sipas ligjit ose zbatohen, rruge te mesme s’ka. Por me sa duket ka nga ata qe nuk i pelqejne keto rruge e perpiqen te gjejne te mesme. Nuk besoj se do ja dalin. Te pakten ligjerisht jo.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post