16:32 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ZONAT E NXEHTA, ku po bëhet lufta më e fortë për mandate mes PS, PD dhe LSI (QARQET ku priten ndryshime)

18:51 | 26/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
ZONAT E NXEHTA, ku po bëhet lufta më e fortë për mandate mes PS, PD dhe LSI (QARQET ku priten ndryshime)

Deri më tani, Partia Socialiste është partia politike më e favorizuar. Sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste fut në Kuvend 73 deputetë, Partia Demokratike 44  deputetë dhe Lëvizja Socialiste 18 deputetë.

Mirëpo ku po zhvillohet beteja më e fortë për mandate, dhe ku janë qarqet ku pritet ndryshime.

LEZHA

Një ndër zonat më të nxehta është pikërisht Lezha, PS 23.190 ndërsa PD 19.782 me një rezultat tejet të ngushtë. Ndërkohë që mbetetn edhe 67 kuti të panumëruara nga 263 gjithsej.

SHKODRA

Një tjetër qark  ku lufta mes PS-së dhe PD-së është e fortë është Shkodra ku PS ka 24.034 vota ndërsa PD 24.648 der më tani. Ndërkohë që ende janë edhe 171 kuti të pahapura nga 421 gjithsej.

TIRANA

Tirana paraqitet gjithashtu si një qark i nxehtë, ku PS ka 108.495, PD- 77.091 dhe LSI- 31.603. Pavarësisht se ky nuk është një rezultat shumë i ngushtë, duke patur parasysh se kanë mbetur pa numëruar edhe 514 kuti votimi, nga 1198 gjithsej.

FIERI

Ndërkohë Fieri paraqitet si një qark ku priten ndryshime pasi në krahasim me fillimin e publikimit të rezultateve, LSI ka patur rritje. Deri më tani ka shkruar në 17.827 vota, PS në 87.889 vota, ndërsa PD 39.705 vota, ndërkohë që kanë mbetur edhe 87 kuti votimi pa hapur nga 591 gjithsej, ndaj pritet edhe një ndryshim. LSI ka shumë gjasa që t’i marrë edhe një mandat PS-së.

DURRËSI

Durrësi po ashtu është një qark ku priten ndryshime në mandate, kjo për shkak se kanë mbetur edhe 241 kuti të pahapura nga 460 gjithsej. Deri më tani PS ka 34.420 vota, PD ka 18.833, ndërsa LSI ka 10.072.

DIBRA

Ndërkohë në qarkun e Dibrës vihet re një rritje në votat e LSI-së e cila duket po lufton ashpër me PDIU-në. LSI me 10.964 vota deri ëm tani ndërsa PDIU me 11.074. Ndërkohë PS kryeson me  22.874 vota ndërsa, PD ka 19.154 vota. Ndërkohë kanë mbetur edhe 28 kuti nga 259 gjithsej kështu që mund të pritet edhe ndonjë ndryshim mandati.

TRENDI

Nëse në orët e para të mëngjesit të sotëm, Partia Socialiste me në krye Edi Ramën kryesonte me 77 mandate përkundër Partisë Demokratike me Lulzim Bashën me 40 mandate, trendi për PS-në duket se është në rënie.

Tanimë pas 10 orësh, PS vazhdon të kryesojë por me 73 mandate, një diferencë prej katër mandatesh që i kanë kaluar Partisë Demokratike. Kjo është situata në rang vendi për 3.637 kuti të numëruara nga 5.632 në total.

Mandati më i fundit që PS humbi, është ai në Shkodër, ku pas një diference të ngushtë votash, Partia Demokratike kryeson tanimë me 5 mandate nga katër deri tani. D.D/Shuplaka)

Pas

Flasin vëzhguesit ndërkombëtar: Marrëveshja midis liderëve të partive kryesore bëri të mundur këto zgjedhje por besimi në këtë proces është i ulët

Para

MINUTË PAS MINUTI/ Rama humb edhe një mandat, ia merr LSI në Tiranë

Para
ZONAT E NXEHTA, ku po bëhet lufta më e fortë për mandate mes PS, PD dhe LSI (QARQET ku priten ndryshime)

MINUTË PAS MINUTI/ Rama humb edhe një mandat, ia merr LSI në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

“Hiqini vetë para se të gjobiteni”, Rama publikon pamje nga lavazhet në trotuare

Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes 1 kilometër

Spanja lëshon 12 ton ushqime në Gaza me avion ushtarak, përgjegjësi i OKB-së për refugjatët palestinezë: Mënyrë e kushtueshme dhe joefektive

LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një nga vrasësit

Ministri i Brendshëm Hoxha takim me ambasadorin britanik Abbot: Diskutuam për rikuperimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale

Rusia nuk ndalet, Putin deklaron avancimin e trupave ruse në Ukrainë dhe paralajmëron: Objektivat tona nuk kanë ndryshuar

Shkodër/ Policia Rrugore në gatishmëri të plotë për sigurinë në akse, 2227 masa të vendosura në dy javë

E rëndë në Lezhë, një person mbytet në ujërat e lumit Mat

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari që përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte drogë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.