Në disa zona të Tiranës dot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak tëd disa punimeve në rrjet.
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e rrjetit 20kV TM/TU, me kabëll ABC, do të stakohet energjia në nstacionin Traktora. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09.00-13.30.
Pa energji do të jenë: zona e Shkozës pjesërisht, rruga “Sadik Petrela” pjesërisht, rruga “Nazmi Rushiti” pjesërisht. Po sot do të kryhen punime në kabinën e Akademisë së Arteve. Pa energji do të mbetet ky institucion”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
(E.K/SHUPLAKA)