Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka folur sot nga Sarajeva lidhur me marrëveshjen e arritur me partinë shqiptare BDI.
Kreu i kësaj partie bëri me dije se në marrëveshjen e arritur është rënë dakord për ligjin për gjuhën dhe programin qeveritar, ndërkohë që pritet që qeveria e re të nisë punimet në muajin Mars.
“Tani mund të bëjmë marrëveshje për ndarjen e ministrive dhe platformën për qeverinë e ardhshme. Ligji për përdorimin e gjuhëve përputhet. Nënshkrimet për mandatin tashmë janë siguruar dhe Maqedonia në gjysmën e parë të muajit mars do të ketë qeveria të re të udhëhequr nga LSDM.”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Zoran Zaev.
Gjatë ditës, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, u shpreh se “nenet e ligjit janë kaluar tashmë një e për një në diskutim. Në shqyrtim janë vetëm vërejtje të përgjithshme. Nuk ka mendime kundër, por thjesht jepen sqarime ndahen mendime për mënyrën e përdorimit të shqipes si dhe zbatimin e ligjit në tërësi, bashkë me institucionet që do monitorojnë këtë zbatim”. (XH.A/SHUPLAKA)