Trofet që ai ka marrë dhe arritjet që ka e kanë afirmuar si lojtarin më të mirë në futbollin botëror.
Lionel Messi shpesh nga tifozët në fushë dhe jashtë saj e quhet ‘Zot’ i futbollit
Por duket se ky krahasim nuk është i duhuri. Papa Françesku ka thënë se t’i drejtohesh klojtarit argjenitnas me fjalën ‘Zot’ është sakrilegj.
“Në teori është sakrilegj. Ju nuk mund ta thoni këtë. Njerëzit thonë ai është ‘Zoti’ njësoj sikur thonë ‘Të adhuroj”. Ju duhet të adhuroni vetëm Zotin, është një shprehje që njerëzit përdorin. Ai është një Zot me topin në fushë. Sigurisht është një kënaqësi të shikosh Messin duke luajtur por ai nuk është Zoti,”-shtoi Papa për Spanish TV La Sexta.
Ndërkohë që kreu i Kishës Katolike me origjinë nga Buones Aires është një tifoz i futbollit dhe anëtar i klubit argjentinas, San Lorenzo.
Nga ana tjetër ylli i Barçës është një nga lojtarët më të mirë që ka kjo skuadër. Ai ka shënuar 16 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve duke ndihmuar Barçen të arrijë në çerekfinale.
Discussion about this post