22:17 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Zoti Kryebashkiak, unë mendoj se ti je përgjegjës për vdekjen Arditit, pres padi”

09:03 | 04/01/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Zoti Kryebashkiak, unë mendoj se ti je përgjegjës për vdekjen Arditit, pres padi”

Në lidhje me padinë e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndaj këshilltarit të djathtë Akil Kraja ka pasur reagime të shumta.

Së fundi për të ka shkruar dhe deputeti demokrat i Vlorës Agron Shehaj. Ai akuzon  drejpërdrejtë Veliajn si vrasës së të riut Ardit Gjoklaj.

REAGIMI I SHEHAJT:

Të bësh opozitë në Shqipëri rrezikon burgun. Padia e Erjon Veliajt kundër Akil Krajës, sepse ai kreu detyrën e këshilltarit opozitar dhe denoncoi rritjen e çmimit të ujit, është presion i pastër politik për t’i mbyllur gojën opozitës.

Zoti Kryebashkiak, unë mendoj se ti je përgjegjës për vdekjen e minorenit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës dhe për mbylljen e emisionit ‘Publikus’. Unë dyshoj që ke ndikuar mbi prokurorët që kanë hetuar dhe që për këtë arsye i ke shpëtuar gjykimit.

Mendoj që duhet të sqarosh opinionin publik se sa nga ata 20 milion euro (sipas përgjimeve italiane) që harxhoi kryetari i PS së Tiranës, Saimir Tahiri, për fushatë elektorale janë përdorur edhe për zgjedhjen tënde si kryebashkiak.

Pres të më padisësh në Prokurori, jo sepse nuk i trembem një dënimi të mundshëm, duke patur parasysh që ju, ujqër të vegjël dhe të mëdhenj, kontrolloni edhe Prokurorinë, por për solidaritet ndaj Akilit dhe inkurajim për të gjithë ata që sot kanë frikë të flasin, të denoncojnë, apo thjesht të postojnë në Facebook.

Turp për Erjon Veliajn!
Jam i vetëdijshëm që do me lëshosh zagarët (të mirë paguar prej teje) që të më shajnë nëpër portale dhe rrjetet sociale, por padia ndaj Akilit na tregon që gjendja është e rëndë dhe duhet që të gjithë të reagojmë.

Të lumtë Akil dhe mos u tremb!

Koha do të të japë të drejtë, dhe këtyre mashtruesve, të pangopur dhe të paturpshëm, që i vrasin natën dhe i qajnë ditën, do iu dalë boja një ditë.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: ardit gjoklaji riu
Pas

Audio për Habilajt, Çollaku: Televizonet s’e dhanë, nuk i lejuan ata që i q** nënën zgjedhjeve

Para

Elita nuk mban më, ”çmend” rrjetin për ditëlindjen e Gjikos

Para
Elita nuk mban më, ”çmend” rrjetin për ditëlindjen e Gjikos

Elita nuk mban më, ''çmend" rrjetin për ditëlindjen e Gjikos

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.