Në protestën e sotme të opozitës qytetarë të Lezhës dhe veriut të cilët kanë folur për problemet e tyre duke iu bërë thirrje qytetarëve të tjerë të bashkohen në protestë.
Shumë prej tyre janë shprehur të pakënaqur me qeverisjen dhe me të ardhurat shumë të ulëta që kanë. Një prej grave lezhjane madje i ka bërë thirrje ambasadorit amerikan Donald Lu t’iu bashkohet në çadër dhe të flasë për problemet e grave dhe jetimëve që sipa saj janë lënë në mëshirë të fatit në Shqipëri.
“Kam vërë re që juve ju bien në sy orët e prokurorëve… Zoti Donald Lu të bëj thirrje hajde në çadrën e lirisë dhe thuaj si trajtohen gratë dhe fëmijët jetimë. Zoti Rama ishe shqetësuar për një grua që nuk e kishim lënë të kalonte por ti nuk shqetësohesh për ata qindra njerëz që vdesin çdo ditë se spitalet s’kanë ilaçe e s’kanë lekë t’i blejnë.
Zoti Donald Lu ose fol, ose mua familjarisht më jep vizë të shkoj atje ku jetojnë motrat e mia në paqe dhe në liri”, tha mbështetësja e PD-së para protestuesve të tjerë. (E.K/SHUPLAKA)