20:43 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Zoti prokuror, Berisha ju sfidoi, pranoi publikisht se donte të vriste Ramën’’, reagimi i plotë i deputetit

14:14 | 13/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Gjitha
0
Braçe ngre dyshime për akuzat ndaj Kodhelit: Grekët e kanë gjithnjë një shqiptar që i “udhëheq”

Deputeti socialist Erion Bracce në lidhje me atë që ai e quajti sfidë që Berisha i bëri mbrëmë drejtësisë shqiptare. Live në emision ish-kryeministri pranoi se donte të vriste Edi Ramën në protestat e 21 janarit. Dje thotë Bracce vetë Berisha mori përgjegjësinë për katër vrasjet e ndodhura po nuk u mjaftua me kaq, duke thënë se donte të vriste dhe kryeministrin e tanishëm.

REAGIMI I PLOTË:

Mbase eshte e pazakonte ti drejtohesh nje prokurori nga ketu, por duhet; une mendoj se duhet.

Prokuror, nuk di nese ju keni mundur te degjoni dje Sali Berishen.

Natyrisht, per pjesen e deshmise se tij qe ka lidhje me krimet e nje pushteti, pushtetit te tij, aspak per pallavrat politike qe si duhen me kujt pas 25 vitesh.

E kam fjalen per krimin e tmerrshem te 21 janarit dhe, per krimet e perbindshme te ish- Sherbimit Informativ Kombetar.

Te lidhura e te konsumuara qartesisht me e ne pushtetin e tij si kryeminister dhe, me pushtetin e tij si president.

Per 21 janarin, une e di qe ka nje gjyq dhe disa pale vendime, te cilat konkludojne se vrasjet ne bulevard kane ndodhur nga pakujdesia.

Ashtu sic di qe per nje nga vrasjet, ate te Aleks Nikes, hetimet jane ende te hapura.

Nga Sali Berisha, dje posacerisht, kuptova ne menyre te qarte se, vrasjet e 21 janarit, te katerta por edhe plagosjet po ate dite, nuk jane nga pakujdesia, por te menduara, planifikuara dhe plotesisht me dashje.

Me burim nje njeri, Sali Berishen-kryeminister i Shqiperise para, ate dite dhe pas 21 janarit.

Eshte nje sfide e hapur, publike qe i behet drejtesise, organit qe ju drejtoni-Prokurorise se Republikes, fakti qe Sali Berisha, rrezon qartesisht vendimin e gjykates duke sjelle fakte te reja-per te kater vrasjet deri ne vrasjen e mbetur ne tentative te kryetarit te atehershem te opozites Edi Rama dhe ju, si institucion, as atehere-kur ndodhi krimi dhe sot kur deshmohet mbi krimin, nuk reagoni.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha, me shume i pari se i dyti eshte mesuar te heshte, deklaron ne menyre te perseritur rrethana te krimit qe ne planifikim, ne cilesine e kryeministrit ne zyre dhe ministrit po te tille, deklaron vendime te marra prej tij per vrasje dhe, as njeri e as tjetri, Sali Berisha e Lulzim Basha, nuk therriten per tu pyetur rreth ketyre rrethanave.

Jane rrethana te reja kriminale, te pa hetuara deri me sot lidhur me krimin e tmerrshem te 21 janarit.

Deshmojne per pushkatim, jo per vrasje nga pakujdesia.

Ashtu sic, pohimi per krimet e SHIK, nuk mund te jete si ajo ndjesa qe po perdoret politikisht, per te na treguar te gjitheve se keta i pranojne gabimet, kur ikin nga pushteti, por i pranojne.

Krimet e SHIK nuk jane gabime ordinere politike.

Jane krime!

Jane rembyer, torturuar, vrare e zhdukur njerez nga SHIK, me urdher e me perfshirjen e drejtperdrejte te Sali Berishes, njeriut qe dje foli qarte duke deshmuar se ka dijeni per keto krime.

Eshte nje sfide e dyte per organin qe ju drejtoni, pohimi i krimeve te Sherbimit Informativ Kombetar nga eprori direkt i ketij institucioni-ish Presidenti i Republikes Sali Berisha dhe, ju nuk reagoni.

Sali Berisha nuk eshte degjuar kurre nga nje prokuror, per rrethanat ne te cilat nga SHIK jane kryer “shkelje ligjore te papranueshme”, jo me te jete hetuar per to.

Keshtu tingellojne si percaktime rutinore, por nuk jane te tilla kur ke parasysh Remzi Hoxhen, Ziso Kristopullin e te tjere si ata, te torturuar e ne fund te vrare e zhdukur nga SHIK.

Jane me shume se vrasje edhe keto.

Po e perseris;

Eshte nje sfide shume e madhe te deshmosh per pushkatime, vrasje, plagosje, rembime, tortura dhe, te mos pyetesh kurre, te mos hetohesh kurre.

Po e perseris;

Jane rrethana teresisht te reja, te ndryshme dhe permbysim vendime te meparshme te prokurorise apo gjykatave.

Ju perplasen ne fytyre juve dhe cilitdo shqiptari qe kerkon te jetoje ne kete vend i sigurte, jo thjesht nga krimi i rruges, por nga krimet e pushtetit!!

Dhe meqe jemi ketu;

Fjalia e djeshme e Sali Berishes- “Nuk e kisha konceptuar deri në atë ditë kurrë si armik, por të nesërmen ashtu siç i pata çuar fjalë nëse nuk do të përmbahej ai nuk do të ishte më”, adresuar kryetarit te opozites Edi Rama,  eshte tipike e boseve te MAFIA-s siciliane, te penduar por ne rastin tone kurre te hetuar.

Sali Berisha ishte kryeminister!

 

Etiketa: arrestimeberishaerion brace
Pas

Tifozët e Peskarës sulmojnë lojtarët e ekipit, Memushaj e quan ekzagjerim

Para

Elezaj, talenti që po shpërthen në Itali: Më donte Flamurtari, por unë dua Kombëtaren

Para
Elezaj, talenti që po shpërthen në Itali: Më donte Flamurtari, por unë dua Kombëtaren

Elezaj, talenti që po shpërthen në Itali: Më donte Flamurtari, por unë dua Kombëtaren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.