Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka postuar disa foto në rrjetin social facebook, ku siç shihet në një prej shkollave të Lushnjës, është shembur tavani, duke rrezikuar që të shkaktonte dëme më të rënda nëse fëmijët do kishin qenë të pranishëm.
Korreshi shkruan se në shkollë, nuk investohej prej viteve ’70, ndërsa akuzoi ministrinë për gjendjen e shkollës.
Postimi i Plotë:
Zoti ruajti femijet nga tragjedia!
Pamjet e meposhtme jane te shkolles se fshatit Golem, Bashkia Lushnje.
Tavani ka rene gjate oreve te para te mengjesit kur fatmiresishte nuk kishte femije!
Fotot e tjera tregojne qe kollonat dhe traret e betonit jane duke ceduar dhe paralajmerojne nje tragjedi me te madhe.
I kane dhene nje boje qe ti maskojne por vetem sa kane mbuluar nje katastrofe urbane.
Kush ishte inspektori qe ka verifikuar sigurine e struktures shkollore nga Bashkia Lushnje?
Po nga ZA Lushnje ka denjuar njeri te verifikoje?
Zonja ministre jeni lajmeruar ju per kete katraure?? A e dini ju se kjo shkolle ka qe ne vitet 70 qe nuk vihet dore ??
Ky eshte arsimi juaj si ne Europe??
Turp e faqe e zeze. Por shyqyr qe ka zot e suvate bien naten e jo mbi kokat e femijeve.