12:08 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Zoti Shalsi Kavaja ka qenë një lojë Shahu?”, përgjigjet nga Korça ministri i qeverisë

13:44 | 06/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Nga Korça kandidati për deputet i këtij qarku dhe ministër Eduart Shalsi ka dhënë përgjigje dhe për situatën e krijuar në Kavajë. Ai u shpreh se kjo është një mundësi që opozita të reflektojë dhe të tërhiqet nga rruga që ka nisur.

Po ashtu Shalsi ka vijuar më tej duke thënë se PS-ja është legjitime në qeverisje sa kohë që kanë qenë shqiptarët që kanë votuar në masë për këtë qeveri.

‘’Nëse kundërshtarët tanë, kanë frikë të përballen me ne, për shkak të mungesës së një projekti për Shqipërinë, për shkak se nuk dinë të luajnë me rregullat e demokracisë, sikundër shahu ka rregullat e veta, dhe demokracia ka rregullat e saja’’, është shprehur ndër të tjera Shalsi.

Zoti Shalsi Kavaja ka qenë një lojë Shahu?

Ne jemi thirrur për të qeverisur këtë vend, krejtësisht ndryshe nga ç’bën paraardhësit tanë, dhe që prej vitit 2013 jemi të vendosur të vijojmë me reformat. Kemi nisur një pjesë, kemi vazhduar me një pjesë tjetër dhe jemi më shumë se të motivuar, të përgatitur për të vijuar rrugën e reformimit të Shqipërisë. Askush, nuk do të mund ta ndal, vullnetin e Shqipërise, për të pasur një vend më të mirë, një vend më të begatë, një vend më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Pse nuk do të votohet nesër z. Shalsi në Kavajë?

Nëse do më pyesni për raste konkrete, ajo që mund t’ju them është që, ashtu si dhe në lojën e shahut, ka lëvizje taktike, ka levizje teknike, të gjithë duhet të kuptojnë që Partia Socialiste, Kryeministri Edi Rama dhe kjo mazhorancë, është e vendosur të vazhdojë rrugën e reformave të Shqipërisë.

Nëse kundërshtarët tanë, kanë frikë të përballen me ne, për shkak të mungesës së një projekti për Shqipërinë, për shkak se nuk dinë të luajnë me rregullat e demokracisë, sikundër shahu ka rregullat e veta, dhe demokracia ka rregullat e saja.

E pra, ajo që ne kemi dashur është të japim një mundësi reflektimi, për të hyrë në garë. Ata e dinë që duke mos pasur asnjë alternativë për Shqipërinë janë të humbur, por ama, në rast se do të dinin pak më mirë lojën e shahut, do të kuptonin se të humbësh nuk është ndonjë hata e madhe, ne i ftojmë të luajnë në demokraci me rregullat demokratike. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Eduard ShalsikavajaShalsi
Pas

S’ka tërheqje, Partia Demokratike vendos një tjetër datë për protestë popullore

Para

‘’Rama merr masa në Kavajë! Do bëjmë shtet!’’, Ndoka i hakmerret kryeministrit

Para
‘’Rama merr masa në Kavajë! Do bëjmë shtet!’’, Ndoka i hakmerret kryeministrit

‘’Rama merr masa në Kavajë! Do bëjmë shtet!’’, Ndoka i hakmerret kryeministrit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali: “Bullgaria, mbështetje e palëkundur për integrimin europian të Shqipërisë”

EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

VIDEO/ Përshtatën lokalin për lojëra fati, në pranga administratori dhe dy klientë

Dështon për herë të 29-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Izraeli “rrëmben” anijen me aktivistë ndërkombëtarë, po dërgonin ndihma drejt Gazës

FSHF falënderon Policinë e Shtetit për sigurinë e garantuar gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Manja: Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor, një ndër investimet më të mëdha që kemi ndërmarrë! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska, dyshohet si i përfshirë në korrupsion! Sekuestrohen 45 mijë euro

Parakaloi rrezikshëm në rrugë duke i dalë përpara kamionit, gjobitet shoferi në Lezhë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.