Protesta e opozitës do të vazhdojë deri në fund dhe kokëfortësia e Ramës do t’i kushtojë shumë atij. Kështu u shpreh deputeti i PD, Gent Strazimiri në studion e lajmeve të Ora News.
Strazimiri: Nuk ka asnjë çështje më të përputhshme me dinjitetin njerëzor sesa garancia për votën e lirë. Besoj se cili ha kokëfortësi me popullin në rrugë, me njerëz që tashmë e kanë mision të tyre të luftojnë deri në fund për dinjitet, unë do t’i bëja vetëm një urim, duke qenë në anën e dinjitetit:
Zoti ta shtoftë kokëfortësinë, sa më gjatë aq më keq për ty, faturën megjithë kamatvonëse e paguan ti. Nuk ka rrugë më të shkurtër se kjo, është vetëm qëndrëse, qëndresë deri në fund për të çliruar vendin nga një klikë që ka kanabizuar vendin dhe po vepron në shkelje të ligjeve dhe kodit penal të atyre kapitujve më të rëndë të neneve të tij dhe sigurisht nuk mund të ketë besim që do respektojë kodin zgjedhor. Kjo nuk është një kokëfortësi, është një luftë për ekzistencën e dinjitetit njerëzor.
Strazimiri tha se procesi i vettingut do të bëhet, por që ky proces mos jetë më hipokrizi, Rama duhet të largohet.
Strazimiri: Ajo që ju quani vetting dhe që të gjithë e konsiderojnë si të domosdoshme që duhet të ndodhë, në bazë të vettingut, të atij ligjit që me aq pompozitet dhe me aq antikushtetushmëri kryeministri e sponsorizon sot, në bazë të atij ligji që duhet të pastronte çdo punonjës të drejtësisë, personi i cili ka të dhënat publike të kyreministrit, personi i cili ka pirë qoftë edhe një kafe me një person me të dhënat që ju përmenda të kryebashkiakëve të PS, të anëtarëve të parlamentit të PS, nuk punon dot as roje në gjykatë. Një njeri me këto të dhëna nuk mund të pastrojë drejtësinë dhe ky është kryeministri i vendit. Për këtë arsye ne themi që ky duhet të largohet dhe procesi i vetingut mos jetë më hipokrizi, por të jetë një proces i vërtetë pastrimi.
Deputeti demokrat tha se vettingu do të votohet ku Rama të largohet dhe parlamenti të pastrohet.
Strazimiri: Vettingu do të bëhet se sbën.
Pse nuk shkoni në parlament ta votoni?
Strazimiri: Sepse i kanë duart e pista me prostitute, nuk mund të pastrosh diçka kur duart i ke të pista.
Kur do ta votoni?
Strazimiri: Sapo të pastrohet parlamenti, sapo ky të shporet, sapo kriminalizuesi të largohet.
I pyetur nëse a do të hyjë PD në zgjedhjet e 18 qershorit Strazimiri u përgjigj:
Strazimiri: Sapo e kemi thënë, me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje. Mund të ketë votime, kemi votuar 46 vjet rresht, por zgjedhje nuk kishte. Ne nuk duam të kthehemi prap. Ne duam zgjedhje me garancinë e cdo individi të kësaj shoqërie. Duam zgjedhje jo votime, në votime nuk do të marrim pjesë kurrë dhe këto që po përgatiten janë votime.