Deputetja Rudina Hajdari ka folur pas përfundimit të takimit që ka pasur në ambjentet E Kuvendit me kryeministrin Edi Rama dhe 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës.
Ajo është zotuar se do ti shkojë deri në fund betejës për hapjen e listave ndërsa ka theksuar se Rama dhe Basha kanë një marrëdhënie të ngushtë por që kjo nuk mund ti imponojë qytetarët të votojnë siglat e partive.
“Ai u njoh shumë mirë me kërkesat tona, e kupton shumë mirë problematikën. Nuk ka pasur konsensus lidhur me ndryshimin e sistemit. Ne kërkojmë lista të hapur, nuk ka shqiptar që nuk e do ndryshimin e sistemit. Ne do të luftojmë për këtë betejë. Është e pamundur që shqiptarët të shkojnë e të votojnë sërish për siglat e partive. Rama e ka kuptuar këtë.
Unë e kuptoj marrëdhënien e ngushtë të Ramës me Bashën, por Rama duhet të reflektojë dhe të shikojë kërkesat e opozitës parlamentare. Marrëveshja ishte tjetër gjë, riktheu PD dhe LSI, dhe kjo ishte shumë e mirë. Por ne duam të hapim listat. Ka ardhur koha për ta bërë këtë ndryshim. Nuk mundet absolutisht t’i mbyllet dera opozitës parlamentare, zotohem se do t’i shkoj deri në fund betejës”, u shpreh Hajdari.
(F.GJ/FAXWEB.AL)