Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës lëshuan akuza të forta në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ata e bëjnë përgjegjëse për vendimet që thuhet se janë kundër qytetarëve, në takimin e thirrur mes partive politike, bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji, pavarësisht se këta të fundit nuk u paraqitën.
“Sapo isha në telefon me kryetarin e Bordit të ZRRE-së, dhe ai tha se nuk ka marrë aprovim nga anëtarët e tjerë të bordit të marrë pjesë në këtë takim, sepse, kinse sipas tyre, çështja e çmimit të energjisë elektrike dhe de-rregullimit të tregut po politizohet në kuvend…Të dy institucionet e pavarura të cilat sipas ligjit duhet t’i raportojnë kuvendit nuk vinë për të dhënë përgjigje në kuvend. Para disa ditëve 30 deputetë të kuvendit nga një pjesë e madhe e partive politike kanë bërë një kërkesë ZRrE të anulojë vendimin për vendosjen në treg të hapur të rreth 1 mijë e 300 kompanive. Me argumentin e fortë se nuk ka konkurrencë dhe nuk ka treg të hapur…Ne sot sërish kemi dashtë të përsërisim kërkesën që të anulohet ose shtyhet deri në krijimin e kushteve vendimi për vendosjen në treg të de-rregulluar të kompanive. Nuk ka konkurrencë të lirë, për shkak se ju si shoqata dhe disa prodhues keni kërkuar oferta për energji elektrike nga pothuajse 19 operator që janë të licensuar nga ZRrE dhe keni marrë një ofertë të vetme nga KESCO”, tha Hykmete Bajrami, deputete e LDK.
“Fatkeqësisht sot ata që do duhej t’i kemi, të përgjigjen për situatën që po krijojnë, ZRRE-në, e që është shndërruar në një degë e partisë në pushtet dhe ka dalë prej mandatit të saj komplet. Me gjasë sot do t’i ngritëm shqetësimet tona por nuk e kemi adresën për të marrë përgjigje…13:22 Numri i pyetjeve që kam pas për ZRRE-në është i madh, nuk do t’i ndalim përpjekjet t’i kemi në Kuvendin e Kosovës”, tha Abelard Tahiri, deputet i PDK