10:14 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zuri vendin e Berishës/ CV-ja e deputetit ‘tërbon’ rrjetin, i dënuar për ‘shpifje’ dhe “keqpërdorim të thirrjeve telefonike”

22:35 | 11/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zuri vendin e Berishës/ CV-ja e deputetit ‘tërbon’ rrjetin, i dënuar për ‘shpifje’ dhe “keqpërdorim të thirrjeve telefonike”

Ka zëvendësuar në parlamentin e Shqipërisë, ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe CV-ja e tij ka lënë me gojë hapur këdo.

Niveli i deputetëve me kohë është kuptuar pa qenë nevoja aspak ti dëgjojmë të flasin në foltore ato pak që marrin guximin ndërkohë që herë pas here jemi njohur edhe me CV-të e tyre.

Instituti i Studimeve Evropiane ka pubikuar CV-në e njërit prej deputetëve, Kostaq Papa, i cili i ka rënë shumë shkurt pasqyrimit të eksperiencave të tij në punë dhe aktiviteteve shoqërore e politike.

Kostaq Papa, deputet i Kuvendit të Shqipërisë

Sa i përket eksperiencave në punë,  deputeti shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar, Koordinator universitar, Drejtues në institucionet e shoqërisë civile.” Asnjë e dhënë më shumë në CV-në e deputetit, përfshirë institucionet ku ka punuar si edhe periudhat përkatëse.

Në pjesën e aktiviteteve shoqërore e politike, Papa shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

CV-ja e tij po bën xhiron e rrjetit për shkak të “eksperiencave” dhe “aktiviteteve” të tij “kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.

Sot ai është deputet në Parlamentin Shqiptar dhe përfaqëson opozitën e re, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, i 45-ti në radhë.

Njëkohësisht ai është edhe kryetar i Partisë Emigracioni Shqiptar. Kostaq Papa bën të ditur se është dënuar në vitin 2006 për veprën penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe për këtë ai ka marrë dënim të formës së prerë dhe ka paguar gjobën 50 mijë lekë të reja.

Gjithashtu provohet se në vitin 2003 është dënuar nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “shpifje” ndonëse Papa i ka fshehur këto dënime në vitin 2017, kur u bë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në vitin 2017, deputeti i opozitës së re figuron i pastër. Ndërsa në formularin e vitit 2019, të kërkuar nga KQZ që do t’I jepte mandatin e deputetit,  Papa ka deklaruar dy dënimet shtuar kësaj edhe faktin se ka ndryshuar emrin nga “Kostandin” në “Kostaq”.

Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, në këtë rast ka fshehur të dhënat e dënimeve të tij kur ka kandiduar, ndërkohë që në formularin e dytë ai i ka zbuluar po vetë dënimet, ai rrezikon mandatin e deputetit.

 

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: cv-ja e deputetitKostaq Papa
Pas

Përplaset makina e blinduar me targa ruse në Tiranë, “zhduket” shoferi

Para

12 vite burg për Tahirin, Bardhi: Është show, i duhet Ramës për…

Para
12 vite burg për Tahirin, Bardhi: Është show, i duhet Ramës për…

12 vite burg për Tahirin, Bardhi: Është show, i duhet Ramës për...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Operacionalja 53”/ Arrestohet në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Detaje të reja nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari me mavijosje në qafë, dyshohet se është mbytur

Situata e zjarreve në vend/16 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

EUROPOL zbardh operacionin me 28 të arrestuar

Aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit, policia pengohet të mbërrijë në zonë

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Mat/Gjendet i pajetë një 23-vjeçar pranë liqenit të Shkopetit(EMRI)

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.