Në sallën e Teatrit Kombëtar janë bashkuar mbrëmjen e djeshme me njerëz të artit, kulturës por edhe të politikës në kuadër të 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar si dhe të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Tematika e eventit ka qenë krahasimi i kohëve dhe përmbledhje artistike e ndryshimeve që kanë ndodhur.
Në skenë kanë interpretuar Anila Bisha, Adriana Tolka, Juli Emiri, Romir Zalla, Robert Budina dhe Robert Wilton.
Ky i fundit i cili mban edhe detyrën e zv/ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, i ka suprizuar të gjithë të pranishmit me recitimin në gjuhën angleze të vargjeve me titull “Fjalët e qiririt” të poetit rilindas, Naim Frashërit por edhe poezi nga poeti, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni).
Në shfaqjen poetiko-muzikore u lexuan poezitë e Rilindasve Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Andon Zako Çajupi, Asdreni të Migjenit e Ismail Kadaresë.