Zëvendësambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones është vënë në ndjekje të gjurmëve të Donald Lu-së. Pas qëndrimeve pothuajse të njëjta të ambasadës, Moses-Ones ka marrë me shumë seriozitet dhe mësimin e gjuhës shqipe.
Teksa ka folur sot në një takim për ekstremizmin e dhunshëm, zv.ambasadorja ka lexuar gjatë gjithë kohës fjalimin që kishte të shkruar, e megjithatë nuk e ka lënë mangët dhe një ngatërresë.
“Puna e mirë me shokë shumë “, u shpreh Leyla Moses-One, ndërkohë që në fakt shpehja që është tjetërsuar është: Trimi i mirë me shokë shumë! Me siguri që me kalimin e kohës edhe zv. ambasadorja do të marrë njohuri më të mira të shqipes.