Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, i ftuar në “Studio e Hapur” ka treguar se si Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, lajmëroi uniformat blu për një parcelë me kanabis në Tepelenë.
Jaupi tregoi se ministri Demiraj e kishte thirrur në zyrë për t’i kërkuar mbështetjen e policisë në një operacion antikanabis.
“Ministri Dritan Demiraj më thirri në zyrë dhe më lajmëroi për një parcelë me kanabis. Kërkoi që të shkonim dhe ne atje pasi ishte në dijeni të ekzistencës së kanabisit. E lamë të shkonim rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që vetë ministri shkoi më përpara”, u shpreh Jaupi. (S.SH/Shuplaka)