07:59 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zv.Ministri i Mjedisit viziton banorët në Malin e Derjes, për çfarë i bën apel banorëve dhe vizitorëve (FOTO)

19:34 | 09/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zv.Ministri i Mjedisit viziton banorët në Malin e Derjes, për çfarë i bën apel banorëve dhe vizitorëve (FOTO)

Zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu ka qenë sot në Malin e Derjes në Tiranë, për të parë nga afër situatën pas zjarrit që la të plagosur nënoficerin e batalionit special Skënder Hidri.

Në momentin kur arriti në vendgjarje, Xhaxhi pa se grupit të punonjësve të angazhuar për shuarjen e flakëve, u ishin bashkuar edhe pjesëtar të komunitetit, banorë të Shën Gjergjit.

Kujtojmë se zjarri në Malin e Derjes, kishte ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, dëmtim i telave elektrik. Zjarri vjen nga lart, duke zbritur poshtë. Janë masive të tëra ahu dhe pishe që rrezikojnë të digjen.

“Gjatë stinës së verës, temperaturat e larta, pakujdesia e njerëzve, por dhe zjarre të qëllimshme kanë bërë që masive të tëra pyjore të Zonave të Mbrojtura të rrezikohen nga djegia. Vetëm gjatë muajit korrik dhe gjatë javës së parë të këtij muaji numërohen mbi 40 raste zjarresh”, tha zëvendëministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu.

Zjarri në Malin e Derjes pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit u fik fundjavën e kaluar dhe është aktivizuar sërish këtë fundjavë, Brenda 20 ditësh vetëm ky zjarr është fikur dhe riaktivizuar 4 herë.

“Ministria e Mjedisit i bënë thirrje Komunitetit dhe Vizitorëve të Zonave të Mbrojtura të bëjnë kujdes në këtë stinë të nxehtë vere, pasi një paskujdesi e vogël, një zjarrvënie e qëllimshme për të përfituar kullota mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Nëse hetimet konkludojnë në zjarrvënie të qëllimshme sipas Kodit Penal dënimi është me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Nëse nga vepra penale shkaktohen pasoja të rënda materiale, dënimet me burgim mund të arrijnë deri në dhjetë vjet”, tha Xhaxhiu më tej.

Xhaxhiu tha se trungjet e Ahut të shkrumbuara nga flakët, nuk mund të rigjenerohen më, por mund të përdoren vetëm si dru zjarri. Ndërkohë që për ta kthyer në gjendjen e mëparshme duhet ripyllëzim dhe mbi 30 vite që të kthehet në gjendjen e mëparshme. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2599″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Kledi xhaxhiuMali i derjesministria e mjedisit
Pas

Aksident në Elbasan, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital

Para

“Bullizmi i makinave mbi njeriun e prish qytetin, ndaj masa ndëshkuese me çdo kusht!”, çfarë e nxehu Erion Veliajn (FOTOT)

Para
Rritja e çmimit të ujit, Veliaj: E bëmë se duhet të marrim kredi, do paguani më pak se sa kostoja e një gazete

“Bullizmi i makinave mbi njeriun e prish qytetin, ndaj masa ndëshkuese me çdo kusht!”, çfarë e nxehu Erion Veliajn (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.