06:13 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zv/ministri i sapo emëruar: Veting edhe në sistemin arsimor

21:46 | 31/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zv/ministri i sapo emëruar: Veting edhe në sistemin arsimor

Zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka i emëruar sot (31 tetor) nga kryeministri Edi Rama është i mendimit se duhet veting edhe në sistemin arsimor. Ai ka thënë në Ora Neë se reforma në arsimin e lartë duhet të fillojë nga lart poshtë.

“Di që ka një angazhim konkret nga ministria e Arsimit për të marrë rishikimin e titujve akademikë të dhënë vitet e fundit. Mendoj se ky proces duhet të vazhdojë. Ne duhet të mendojmë kujdesshëm në këtë periudhë, që të ftojmë emrat më të mirë të akademisë shqiptare që të bëhen pjesë e procesit dhe të japin një standard të ri dhe një besim të ri shoqërisë shqiptare.

 Unë personalisht mendoj se reforma duhet të fillojë nga lart poshtë. Ne kemi edhe një rast të ngjashëm që është rasti i vetingut në drejtësi dhe besoj që një gje e ngjashëm duhet të fillojë edhe në sistemin arsimor. Por, sigurisht ajo që është e rëndësishme është të hapet debati publik, të mblidhen ekspertët më të mirë”, ka thënë Muka ndër të tjera.

Ai ka thënë që ka një angazhim konkret nga ministria e Arsimit për të marrë rishikimin e titujve akademikë të dhënë vitet e fundit.

“Di që ka një angazhim konkret nga ministria e Arsimit për të marrë rishikimin e titujve akademikë të dhënë vitet e fundit. Mendoj se ky proces duhet të vazhdojë. Ne duhet të mendojmë kujdesshëm në këtë periudhë, që të ftojmë emrat më të mirë të akademisë shqiptare që të bëhen pjesë e procesit dhe të japin një standard të ri dhe një besim të ri shoqërisë shqiptare.

 Unë personalisht mendoj se reforma duhet të fillojë nga lart poshtë. Ne kemi edhe një rast të ngjashëm që është rasti i vetingut në drejtësi dhe besoj që një gje e ngjashëm duhet të fillojë edhe në sistemin arsimor. Por, sigurisht ajo që është e rëndësishme është të hapet debati publik, të mblidhen ekspertët më të mirë”, ka thënë ai.

Muka tha se edhe pas marrjes së detyrës së re do të vazhdojë të denoncojë fenomenin e plagjaturës.

“Ende nuk jam bërë, sepse pritet dekretimi nga Presidenti. Unë do ta vazhdoj atë bëtejë, por nuk ka të bëjë me emra, ka të bëjë me sistemin. Unë luftoj fenomenin dhe unë dua të bëjmë një reformë të thellë të sistemit arsimor, kryesisht të arsimit të lartë, për shkak se ndodhet në një situatë jo ashtu sic dëshironim”, shtoi ai.

Duke përmendur shifra konkrete, Muka tha se nga 2008-2016 janë dhën 1371 tituj akademike, një shifër kjo shumë e lartë në raport me produktin shkencor.

“Në lidhje me titujt akademik profesor dhe profesor i asociuar nga 2008-2016 janë dhënë 1371 tituj, që është një shifër e lartë. Një numër shumë i lartë për produktin shkencor që kemi. Pra titujt akademikë duhen parë në raport me produktin shkencor. Produkti shkencor i Shqipërisë nuk është në nivelet më të mira. Është në nivelet më të ulëta në rajon. Ndërsa titujt akademikë janë dhënë në një numër të lartë dhe ky raport duhet rregulluar. Është një proces që kërkon kohë, kërkon disktuim. Reforma duhet bërë në mënyrë të atillë që të pasyqrojë universitetin pas 10 apo 20 vitesh”, theksoi zëvendësministri i ri. (B.H/Faxweb)

 

 

 

 

Etiketa: Taulant Muka
Pas

Video që po bën namin, futbollistët e PSG-së tmerrohen për Halloween

Para

Pas Zvicrës edhe në Suedi shqiponja kthehet në çështje

Para
Pas Zvicrës edhe në Suedi shqiponja kthehet në çështje

Pas Zvicrës edhe në Suedi shqiponja kthehet në çështje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.