17:01 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zv.ministrja maqedonase: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është e qëndrueshme

14:29 | 18/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zv.ministrja maqedonase: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është e qëndrueshme

Gjendja e të lënduarve nga një zjarr vdekjeprurës në një klub nate në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë kryesisht e qëndrueshme, tha të martën zëvendësministrja e Shëndetësisë Jovica Andovski.

Megjithatë, ajo shtoi se “nuk mund të thuhet se si do të jetë gjendja e tyre në të ardhmen, sepse është ende herët”.

Të paktën 59 njerëz vdiqën dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, në orët e hershme të së dielës.

Gjithsej 76 të lënduar nga zjarri janë dërguar jashtë vendit për mjekimin e plagëve, ndërsa pjesa tjetër me lëndime më të lehta po marrin tretman në spitalet vendore.

Autoritetet maqedonase synojnë të dërgojnë më shumë të lënduar jashtë vendit për mjekim të mëtejshëm, përfshirë në vende si Polonia, Suedia, Holanda, Italia, Kroacia, Norvegjia dhe Sllovenia.

Qindra qytetarë protestuan të hënën në Koçan për të shprehur zemërimin dhe për të kërkuar drejtësi pas zjarrit në klubin e natës “Puls”.

Qeveria maqedonase ka shpallur shtatë ditë zie për këtë tragjedi, ku shumica e viktimave ishin të rinj.

Autoritetet kanë premtuar hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe kanë arrestuar 23 dyshuar deri tani, 11 prej të cilëve ndodhen në paraburgim.

Autoritetet kanë zbuluar se klubi operonte në mënyrë të paligjshme, nuk kishte dokumente të vlefshme për punë, nuk dispononte leje për përdorimin e piroteknikës dhe nuk kishte nënshkruar kontratë me grupin muzikor.

Ndër shkeljet e konstatuara është edhe lejimi i të miturve në klub.

Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte.

Pas

Celibashi takon Prodën, në fokus zgjedhjet e 11 Majit: Policia do të parandalojë dhe ndëshkojë krimet zgjedhore!

Para

Presidenti rus, Vladimir Putin akuzon aleatët e Ukrainës se po tentojnë të dobësojnë Moskën!

Para
Presidenti rus, Vladimir Putin akuzon aleatët e Ukrainës se po tentojnë të dobësojnë Moskën!

Presidenti rus, Vladimir Putin akuzon aleatët e Ukrainës se po tentojnë të dobësojnë Moskën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

“Në kujtim të Gentianës”, komuniteti italian homazh për gruan shqiptare që u vra nga ish-bashkëshorti. Stoli ku ndodhi tragjedia lyhet me të kuq…

Erdogan- Putin bisedë telefonike: Vetëm diplomacia do ta zgjidhë çështjen Iran-Izrael

SHBA, arrestohet autori i vrasjes së senatores amerikane dhe bashkëshortit të saj

Izraeli vendos epërsi totale ajrore mbi Teheran

Prokurori i Vlorës nuk justifikoi dot apartamentin që i dha vëllai, KPA largon përfundimisht Hyrjet Lamaj nga drejtësia

KQZ nis nesër rinumërimin e 2323 qendrave të votimit, ja cilat do të jenë subjektet e legjitimuara nga KAS për të pasur vëzhgues gjatë procesit

BE: Moska nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Izrael-Iran

Irani: Asnjë negociatë me SHBA-në, sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.