Zv/rektori i Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës, Lekë Sokoli ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për situatën në të cilën ndodhet Akademia e Shkencave dhe universitetet në vend.
Sokoli tha se Akademia e Shkencave nuk e reformon dot veten dhe argumenton se investimet për kërkimet shkencorë janë 12 herë më të vogla se në Maqedoninë e Veriut, 32 herë më të vogla se në serbi dhe 70 herë më të vogla se mesatarja e BE-së.
“Akademia e Shkencave nuk mundet të reformojë veten sepse është mirë ashtu siç është, sigurisht disa punojnë aty, analizojnë dhe flasin brenda për brenda. Por ne synojmë që ajo të kthehet në një institucion të kërkimit shkencor. Ne investojmë për kërkimet shkencore 12 herë më pak se Maqedonia e Veriut, 32 herë më pak se Serbia dhe 70 herë më pak se mesatarja Europiane në raport me popullsinë. Atëherë me çfarë merret Akademia e Shkencave? Merr në funksion tutorin e ligjeve të universiteteve publike, kjo është totalisht e papranueshme.
Deri në vitet ’80 kishim një Akademi që studionte seriozisht, realizonte dhe prodhonte shkencë, madje u bë edhe qendra e Albanologjisë. Tranzicioni e defermoi punën e saj”.
Sokoli tha se këto dy mandate të qeverisë janë plotësisht pa shkencë, duke argumentuiar se edhe ish-ministria e Arsimit, Sportit Shkencave dhe Rinisë është shndërruar në Ministri e Arsimit, Sportit dhe rinisë, pra pa fjalën “Shkencë” brenda. Ai shprehu edhe qëndrimin e tij se Akademia e Shkencave të shqipërisë duhej të shkrihet në një të vetme me Akademinë e Shkencave të Albanologjisë.
“Këto dy mandate të qeverisë janë pa shkencë. Kemi patu Ministria e Arsimit dhe Shkancës, tani e kanë hequr shknecën, pra nuk kemi një komision dhe dikaster që mbulon shkencën.
Me ligjin e ri për Akademinë e Shkancave ka jo pak por 12 pengesa që bien ndesh me ligjin e ri të Arsimit të Lartë. Edhe sot ne na kërkuan me shkrim kërkesat tona dhe propozimet po ashtu të cilat duhet pranuar se janë pritur mirë. Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akdemia e Shkencave të Alanologjisë duhet të shkrihen në një të vetme”.
Sokoli u pyet nga gazetarja Xhilda Kondi se i kujt është drafti që po sghqyrtohet nga Komisioni Parlamentar?
“Është e drejtë e deputetëve të prezantojnë një draft ligjor, por natyrisht mundet që të mos jetë edhe e tyre. Ka nisur me nje grup pune që drejtohej nga Paskal Milo pastaj kemi një grup pune që drejtohej nga Skënder Gjinushi. Por mendoj se ky draft është realizuar nën monitorimin e Ministrisë së Arsimit”.
Çfarë propozoni ju, të amendohet ky që është apo të rishkruhet një ligj tjetër?
“Është krejtësisht e papranueshme të ngutemi dhe miratojmë një ligj që duhet marrë shtruar. Ligj për shkencën ku duhet të përcaktohen të gjitha institucionet e arsimit dhe shkancave në Republikën e Shqipërisë, pastaj, nëse është neveoja duhet të ndryshojë edhe për Akademinë e Shkencave. Po ta kisha në dorë do merrja ligjin e Akademisë së Shkancave të Kosovës, do ti ndryshoja vetëm emrin nga “Kosovës” në “Shqipërisë”, kështu edhe përafrohemi edhe realizojmë një ligj të mirëorganizuar”.
Ndërkohë për ligjin e arsimit të lartë dhe situatën në universitetet publike Sokoli ka këtë qëndrim:
“Pika më e dobët që nuk shikoj një dritë jeshile është pikërisht kërkimi shkencor në universitet. Pavarësisht përpjekjeve, kërkimi shkencor vijon të mbetet i pafinancuar. Skema e financimit të kërkimit shkencor duhet të ndryshojë menjëherë, sepse ne me të vërtetë vetëfinancohemi si dhe përkrahemi nga Buxheti i Shteti, por të ardhurat janë shumë të pakta”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2574840025893760/
(F.GJ/FAXWEB.AL)