Zëvendës ambasadori britanik në Tiranë, Sean Melburne ka kritikuar politikanët shqiptarë për gjuhën dhe retorikën e ashpër që po përdorin.
Zëvendës ambasadori është shprehur se politikanët përshkruajnë kundërshtarët politikë me fjalët më të rënda si ‘kriminel’, ‘drogaxhi’.
“Politikanët shqiptarë bëjnë thirrje pa marrë parasysh parimet, por ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Edhe në Britani ka fjalime me përmbajtje urrejtje dhe kjo nuk është gjë e mirë. Këto shprehje nuk duhet të fshihen tel liria e fjalës. Kjo mënyrë që përdorin politikanët dëmton shoqërinë, prandaj duhet të jenë më të përgjegjshme. Duhet të sigurohet një atmosferë politike e qetë, ndërsa votuesit nuk duhet të vendosin mbi retorikën agresive të politikanëve. Shqipëria përballet me polarizimi të thellë”- tha Sean Melburne. (J.V/Shuplaka)