22:26 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zvarritja e krijimit të institucioneve në Kosovë, Pacolli: Nuk po shoh patriotë

13:47 | 11/08/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zvarritja e krijimit të institucioneve në Kosovë, Pacolli: Nuk po shoh patriotë

Kryetari AKR-së dhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje situatën politike në Kosovë, ku prej gati dy muajsh nuk gjendet kompromisi për të formuar institucionet e reja.

Pacolli shkruan se në këtë kohë kërkohen patriot, por që ai nuk po i shikon, që të vënë interesin e Kosovës mbi atë personal.

Pacolli gjithashtu tregon se ai është coherent me qëndrimet e tij dhe propozon një qeveri me bazë të gjerë që të mos jetë e kushtëzuar nga minoritetet. Ai gjithashtu ka treguar edhe kostot që po paguan Kosova për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve.

POSTIMI I PACOLLIT:

Po kërkohen patriotët, ata qe e dojnë Kosovën dhe qytetarin e saj!

Për patriotët në rend të parë është Kosova, qytetari, mirëqenia e tij, mirëqenia e familjes dhe fëmijëve të tij.

Për mua, Kosova është dhe mbetet në rend të parë!
Gjithçka që kam bërë, gjithçka që kam propozuar në vijimësi, në koherencë, ka qenë në shërbim të Kosovës.

Unë e di pse situata sot është bllokuar. Pse të gjithë në rend të parë po vendosin interesin e tyre personal dhe partiak dhe jo atë të Kosovës.
A nuk është rotacioni interesi i Kosovës ?
A nuk është interesi i Kosovës bashkimi i të gjitha partive ( pa marrë parasysh blloqet) , sot dhe menjëherë, për të krijuar qeverinë gjithëpërfshirëse, çka unë po e propozoj? Pra, krijimi i një qeverie me bazë të gjerë, ku minoritetet nuk përcaktojnë fatin e shtetit, të ekonomisë, të ushtrisë sonë ?

Qeveria, institucionet duhet të krijohen tani. Menjëherë, mos të përsëritet gjëndja e 2014. 
Nesër është vonë. Koha nuk pret, shikojeni pak gjëndjen sociale në Kosovë!

A nuk po dëmtohet Kosova, nëse zhagiten proceset si po bëjnë të gjithë? Çdo ditë që kalon, Kosova humb miliona. 138 milion euro të Fondit Monetar Ndërkombëtar u humbën. 112 milionë euro të buxhetit mungojnë, pse parlamenti nuk mblidhet, pse qeveria nuk krijohet. Kush do t’i paguajë pasojat e kësaj ? Politikanët ? Jo, Kosova, qytetari i Kosovës e paguajnë në fund të ditës.

A i kuptojnë këto sende disa të ashtuquajtur opinionistë, që flasin gjuhën e sojit të tyre në disa media, që bëjnë përçarje, që nxisin grindjen e qytetarëve dhe mezi presin të shohin tym dhe flakë këtu në tokën tonë?

Unë shqetësohem për ata që më kanë besuar dhe votuar dhe jam i bindur se seicili prej tyre ndan këtë shqetësim më mua. E për këta individë që ndoshta nuk kanë shkuar as me votuar, kur i dëgjoj ata si i trajtojnë gjërat e vërej qartë se atyre nuk u intereson Kosova dhe mezi presin të shohin skenarë e ndoshta tym e flakë.

Kush mendon se gjithë propozimet e mia për zgjidhjen e shpejtë të krizës, i bëj për interesin tim, gënjen paturpësisht. Interesi im do tê ishte t’i shërbej kompanisë sime me renome që mi ka hapur dyert në botë, duke udhëtuar nëpër botë, apo duke ndejtur pranë familjes sime.

Mua më dhimbset Kosova! Por u them të gjithëve me pozicionimet që po shoh, se Kosova dhe interesi i saj nuk qëndrojnë në rend të parë. Patriotë nuk po shoh..

(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: pacolli
Pas

Ardit Gjebrea publikon FOTON e të birit, e kthen në fëmijëri

Para

”Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, deklarata për tërmet është normale!”

Para
”Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, deklarata për tërmet është normale!”

''Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, deklarata për tërmet është normale!''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.