Një zjarr ka rënë dje, të mërkurën, në mbrëmje në hotelin më të vjetër luksoz në Zvicër, në zemër të Gjenevës, duke sjellë evakuimin e klientëve, sipas mediave lokale.
Zjarri ndodhi në Four Seasons Hôtel des Bergues, një hotel me pesë yje që u hap në 1834 dhe është një nga më të famshmit e Gjenevës.
Nuk ka të lënduar, tha menaxheri i saj, Pedro Nora, për gazetën zvicerane 20 Minutes, duke shtuar se klientët u dërguan në hotelet aty pranë.
Zjarrfikësit përdorën vinça për të arritur te flakët në çati.
Sipas transmetuesit publik RTS, zjarri ka shpërthyer rreth orës 21:30. Shkaku i zjarrit, i cili u vu shpejt nën kontroll, mbetet i panjohur, shtoi RTS. Ky hotel organizon rregullisht ngjarje të mëdha si ankandet e bizhuterive të Christie’s.