Pas lirimit me kusht të Ramush Haradinajt, protestat në mbështetje të tij, vijojnë. Mësohet se do të zhvillohet sot një protestë kundër ndalimit të padrejtë të generalit Haradinaj dhe pas lirimit jo të plotë të tij.
Shoqëria “Lëvizja” e cilëson ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt si një akt politik dhe kërkon lirimin e pakusht të tij.
“Shoqëria “Lëvizja” e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste. Protesta fillon nga ora 14:00, në këtë adresën Plaine de Plainpalais CH-1205 Geneve.”, citohet në njoftimin e Kryesisë së Shoqërisë “Lëvizja” – Dega në Zvicër. (XH.A/SHUPLAKA)