Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ishte së fundmi i pranishëm në një forum diskutimi në Tiranë, organizuar nga një universitet privat në Shqipëri. Duke u ndalur tek kontributi i Shqipërisë në Kosovës, ai u shpreh se nuk ka asnjë interes që në Kosovë shqiptarët të bëhen nxitësit e ndonjë konflikti në rajon.
Sipas numrit dy të qeverisë së Kosovës, Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën siç ka bërë deri tani, por ka disa çështje që Kosova duhet t’i bëjë vetë. Sipas tij, për të ruajtur sovranitetin, Kosova mund të kërkojë ndihmë nga SHBA-të, BE dhe NATO, por jo nga Shqipëria.
“E para sovranitetin duhet ta ushtrojmë vetë, mos të kërkojmë nga Shqipëria, mbase duhet të kërkojmë nga SHBA-ja, NATO, apo BE-ja. E dyta në tërësinë territoriale duhet të kërkojmë garanci ndërkombëtare. Besoj që kjo është më e udhës, ne e kuptojmë këtë lloj mbështetje që marrim nga Shqipëria, por duhet të jemi korrekt që të themi se Shqipqria dhe Kosova duhet t’i prijnë asaj që të hyjnë sërish në luftë. Ka patur luftëra mjaftueshëm. E treta duhet që autoriteti i ligjvënies dhe vendimarrjes në Kosovë ti ketë duart më të lira. Por të gjitha këto raporte duhet të jenë të kujdesshme edhe në raport me unionin evropian. Të gjithë ne Kosova, Serbia edhe Shqipëria duam të hyjnë në unionin evropian”, u shpreh Kuçi. (XH.A/SHUPLAKA)