Zvëndëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç i ka bërë thirrje Kishës ortodokse serbe të mos i bëj presion presidentit, Aleksandër Vuçiç, port të jëtë partnere në dialogun më Kosovën.
“Në këto bisedime pres që Kisha ortodokse serbe, si mbrojtëse shekullore e popullit dhe kulturës tonë në Kosovë, të jetë partner i mirë dhe me ndikimin e saj të ndihmojë në vendosjen e një lloji të ri të dialogut ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Pres që Kisha të mos bëjë presion mbi presidentin Vuçiç para se të fillojë dialogu për Kosovën”, tha Mihajloviç.
Ndërkohë që shton se të gjitha politikat e deritashme kanë sjellë këtë gjendje, që Kosova është gjithnjë e më larg Serbisë.
“Në duhet një politikë e re, e mençur dhe racionale, të cilën do ta zbatojë presidenti Vuçiç dhe Qeveria e Serbisë”, tha ajo.
(S.SH/Shuplaka)