00:52 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zv/ministrja Braho: Arta Dade nuk do e arrijë dot Presidencën duke sulmuar PDIU-në

14:56 | 01/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zv/ministrja Braho: Arta Dade nuk do e arrijë dot Presidencën duke sulmuar PDIU-në

Zëvendësministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Vjollca Braho, ka reaguar kundër deklaratave më të fundit të Arta Dades lidhur me PDIU-në dhe postin e Presidentit të Shqipërisë.

Përmes një reagimi të fundit në “Facebook” Braho sulmon Daden, e cila sipas saj jo vetëm që nuk ka folur asnjëherë për çështjen çame dhe ka votuar kundër Rezolutës Çame, por tregon dritëshkurtësinë e saj për të parë realitetin e ri politik.

Më te, duke iu referuar edhe deklaratës së Dades për postin e Presidentit, Vjollca Braho shkruan se të qenit President i Republikës së Shqipërisë është kulmi i karrierës, por nuk mund të arrihet duke sulmuar Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

“Çështja çame dhe ajo kombëtare, janë çështje të të gjithë shqiptarëve pavarësisht faktit nëse e pranon apo jo ndonjë përfaqësues politik, apo kushdoqoftë tjetër! Ndjen keqardhje kur keqkuptimi vjen edhe nga zonja me përvojë në politikë, si znj. Arta Dade, e cila, përmes reagimeve të saj tregoi dritëshkurtësinë për të parë realitetin e ri politik. Ne nuk kërkojmë nga zonja Dade të vijë e të shohë aktivitetet e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, por të paktën të përpiqet të kuptojë përse kjo forcë politike po rritet ndjeshëm në skenën e politikës shqiptare.
PDIU ka treguar gjatë këtyre tre viteve se ka qenë një pjesëtare e denjë e koalicionit qeverisës, duke mbështetur me votat e saj të gjitha reformat që janë ndërmarrë nga qeveria dhe do të vazhdojë të mbështesë çdo nisëm që ndërmerret në të mirë të qytetarëve shqiptare, pavarësisht se nuk ka marrë ende atë që meriton prej saj.
Zonja Dade mund të kërkonte ndjesë që si ish ministre e Jashtme dhe si Kryetare aktuale e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme, jo vetëm që nuk ka folur asnjë fjalë për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe ka votuar kundër Rezolutës Çame. Por fatkeqësisht nuk e ka bërë! Dhe sot rishfaqet në skenë si kundërshtarja më e ashpër e atyre 300 mijë çamëve që falë punës dhe përpjekjës së PDIU-së kanë rifituar shpresën për marrë dinjitetin që iu është nëpërkëmbur nga politikanë si znj. Dade. Të qenit President i Republikës është kulmi i karrierës së një politikani, por Znj. Arta Dade nuk do ta arrijë dot duke sulmuar PDIU-në sepse ashtu e kanë urdhëruar ata që e kanë frikë rritjen e saj. PDIU është një parti që nuk ka frikë nga sfidat sepse mbështet një kauzë të drejtë dhe këtë e kanë treguar votat që ka marrë në të gjithë Shqipërinë. Këtë do e faktojë edhe njëherë në zgjedhjet parlamentare të muajit qershor ku do të dyfishojë rezultatin e saj. Për të mirën e shqiptarëve dhe të zezën e atyre që janë mësuar ta marrin pushtetin vetëm për ta vjelë!”, shkruan zëvendësministrja Vjollca Braho.

E ftuar në një emision pak ditë më parë, Dade u shpreh se shpreson që koalicioni me LSI-në të vazhdojë, pasi ka qenë i suksesshëm. sa për PDIU-në, deputetja socialiste deklaroi se nuk ndan të njëjtin mendim për forcën tjetër politike, PDIU-në, që i është bashkangjitur PS-së.

“Është një tentativë që forcat më të vogël tentojnë të përdorin pushtetin për të konsoliduar partinë. Kjo ka ndodhur jo vetëm me PDIU por edhe me parti të vogla në 2005-ën. Kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet bërë kujdes. Përgjithësisht, forcat politike vijnë në koalicion edhe në baza ideologjike.”, shprehej ajo.

Sa për Presidencën, ajo është shprehur se nuk do ta refuzonte propozimin nëse do kishte një të tillë: “Do ta mirëprisja që një grua të ishte në krye të shtetit sepse nuk i mungojnë Shqipërisë gra me personalitet që nuk bëjnë kompromise dhe që ngrihen mbi interesa partiake por nuk është një gjë e dhënë dhe tani duhet të rendim të gjejmë një grua. Unë do të parapëlqeja që të ishte një përfaqësues nga PS. Nëse mua më vjen propozimi nuk do të isha refuzuese nëse mendohet që mund të jem edhe për këtë detyrë.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Arta DadepdiureagimVjollca Braho
Pas

Majlinda Kelmendi shpërblehet me 50 mijë dollarë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Para

Meta: Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që të zgjidhë problemet, LSI do jetë gjithnjë me këmbë në tokë

Para
Trafiku i drogës, Meta: Vendet e punës s’hapen me kanabis, nevojitet një pakt pozitë-opozitë

Meta: Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që të zgjidhë problemet, LSI do jetë gjithnjë me këmbë në tokë

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.