Gjatë ditës së sotme, zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda ka pritur në takim ambasadoren e Luksemburgut Nadia Ernzer.
Mësohet se ambasadorja dhe zv/ministrja kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe plani i masave për reduktimin e kërkesave për azil nga qytetarë shqiptarë në vendet e BE-së.
Ministria e Punëve të Brendshmë bën me dije se të dyja palët ranë dakord për të inicuar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, për shkëmbimin e informacionit për çështjet e migracionit dhe azilit.
Sakaq, zv/ministrja Voda informoi ambasadoren Ernzer lidhur me çështjen e azilkërkuesve minorenë, se deklarata noteriale shoqëruese që do të plotësohet nga prindërit, do të përmbajë të dhëna të detajuara. Këto të dhëna do t’i dërgohen vendeve të interesuara, nëse do të ketë shkelje të afateve.
Gjatë fjalëës së saj, Voda theksoi se Reforma në Drejtësi pritet të përmirësojë aftësinë ndëshkuese të organeve ligjzbatuese edhe në kontekstin e këtij fenomeni. (D.D/Shuplaka)