Këngëtari Zayn Malik ka befasuar ne daljen e tij të fundit publike.
Ai ka folur për jetën e tij seksuale dhe ka lënë të nënkuptohet se marrëdhënia me Gigi Hadid është shumë e ndryshe nga ajo e zakonshmja.
Jeta e tyre seksuale është plot surpriza dhe është e ngjashme me atë të filmit “50 Shades of Grey”.
Ndërsa ka qënë i ftuar në një program radiofonik në New York, këngëtari ka treguar se ai nuk e kishte parë filmin e suksesshëm, “50 Shades of Grey” por pavarësisht kësaj ai ka regjistruar një këngë me Taylor Swift për këtë film.
Drejtuesi i programi e ka ngacmuar këngëtarin Zayn, duke i thënë se ai nuk kishte nevojë të lexonte librat apo të shihte filmat pasi ai i ka jetuar ato dhe Malik. Ky i fundit nuk e ka kundërshtuar këtë gjë.
Ndërkohë duke qeshur, Zayn ka thënë me shaka: “Më pëlqejnë ato”.