Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka zbuluar se numri i aplikuesve për Zyrën e tij të Bashkëqeverisjes me qytetarët ka shkuar në 128.
Rama sqaron se afatit i aplikimit është deri më 27 gusht, ndërsa u kujton qytetarëve që aplikimin ta dërgojnë bashkëngjitur me një letër motivimi, CV dhe 2 letra rekomandimi, në të kundërt aplikimi do konsiderohet i pavlefshëm.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Rama i ktheu aplikimet mbrapsht pikërisht për shkak të mungesës së letrës së motivimit, ose letrave të rekomandimit.
KOMENTI I RAMËS
ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (3)
Ka mberritur ne 128 numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret.
Falenderojme aplikantet e dites se pare qe kane plotesuar aplikimet e tyre, sipas kerkesave te aplikimit, qe rikujtojme se kerkon Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.
Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.
Faleminderit.
Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes (D.D/Shuplaka)
I Nderuar Zoti Kryeministër EDI RAMA,
Së pari të kërkoj falje, për bezdinë që mund të të shkaktojë letra ime. Si punonjës i vjetër i shëndetësisë, jam shumë i interesuar që organizimi i shërbimit shëndetësor Universal dhe të Barabartë të realizohet sa më pare e sa më mire. Për këtë kam shkruar shumë artikuj në shtypin e përditshëm, madje, njërin nga artikujt e mi të shumtë për organizimin e shëndetësisë, ju e kishit vendosur në programin elektoral të Partisë Socialiste, (seksioni për shëndetësinë) të vitit 2013.
Kam lexuar çdo gjë që është shkruar dhe është thënë për reformën në shëndetësi, nga ju dhe gjithe te tjeret, kam studiuar disa sisteme shëndetësore në vende te ndryshme, që më janë dukur më të përshtatshme për vendin tone, por, akoma, nuk kam ide të qartë për mënyrën që ju dëshironi ta organizoni në tërësi shërbimin shëndetësor shqiptar.
Për të më ndihmuar mua dhe shumë të tjerë si unë, që duam të dimë si do ta bëjë shërbimin shëndetësor Partia Socialiste, u lutem të gjeni kohën dhe t’u jepni përgjigje publike këtyre pesë pyetjeve:
1. Nëse sot, ju do të kishit në dorë një shkop magjik, cilat do të ishin tre gjërat që do të dëshironit t’i rregullonit të parat në shërbimin shëndetësor shqiptar?
2. A e dini Ju, çfarë dëshiron të dijë populli më parë, që me pas t’u mbështesë fuqimisht në realizimin e programit tuaj për shëndetësinë.
3. Sipas jush, cilët janë lojtarët kryesorë që kanë në dorë ta rregullojnë sistemin e kujdesit shëndetësor? a-Çfarë duhet të ndryshojnë ata që të përmirësohet shërbimi shëndetësor? b-Çfarë kontribut do të jepni ju, për të rregulluar gjënë më të keqe që ka shërbimi i sotëm shëndetësor?
4. Çfarë do të dëshironit ta bënit ndryshe, që të influenconit pozitivisht në kujdesin shëndetësor? Nëse e dini, pse nuk e bëni dhe a keni ju mundësi ta bëni atë.?
5. Si e përfytyroni ju të jetë sherbimi shëndetësor shqitpar i konsoliduar, kur reforma do të përfundojë.? Në cilin vit do të përfundojë reforma në shendetësi ? dhe A ka mundësi të dime se ccfarë do të bëni për reformën ne shëndetësi në ccdo vit të qeverisjes tuaj?
Personalisht nuk do të rresht së shkruari dhe së menduari për organizimin e shërbimit shëndetësor Universal dhe të Barabartë ne vendin tone. Kjo është dëshira e jetes time, në shërbim të njerëzve, si doktori i tyre.
Ju uroj festat Gëzuar familjarisht
Me shumë respekt
Dr. Adem Harxhi
P.S. E vendosa këtë letër në këtë vënd,
ngaqë nuk gjeta një vënd tjetër më të përshtatshëm.