Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër njoftim lidhur me aplikimet për Zyrën e tij të Bashkëqeverisjes.
Rama falenderon aplikantët që kanë respektuar rregullat e aplikimit ndërsa ua kujton ato edhe të tjerëve.
“Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.”, thuhet në reagimin e Ramës.
Po ashtu kryeministri shprehet se afati i fundit është data 27 gusht ndërsa zbulon se numri i aplikantëve ka mbërritur në 188.
“ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (4)
Ka mberritur ne 188 numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret.
Falenderojme aplikantet qe i kane plotesuar aplikimet e tyre, sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.
Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.
Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te re, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.
Faleminderit.
Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes”, shkruan Rama. (D.D/Shuplaka)