Ministri i Jashtëm i Greqisë Niko Kotzias ka qenë ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Beograd. Vizita e tij është në kuadër të një turi të shkurtër tre ditor në Ballkan, ku pas Beogradit do të vizitojë Prishtinën dhe më pas Ohrin e Maqedonisë.
Në takim me homologun e tij serb, ministrin Daçiç, Kotzias e ka siguruar se Greqia nuk ka në plan të ndryshojë qëndrim mbi Kosovën, duke mbetur kësisoj në krah të Serbisë.
Në lidhje me zyrën e Kosovës që do të hapet së shpejti në Athinë, Kotzias i ka siguruar zyrtarët serbë se në kryeqytetin grek do të hapet vetëm një zyrë tregtare, e cila kurrsesi nuk do të jetë përfaqësi diplomatike e Kosovës.
Ai madje ka shpjeguar se marrëveshja për hapjen e një zyre të tillë ka ekzistuar që nga koha kur në Greqi kanë qenë në pushtet PASOK dhe Demokracia e Re.
“Ajo zyrë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike e Kosovës. Konsullata është përfaqësi diplomatike, e mbi diçka të tillë as nuk është rënë dakord më parë.” – ka thënë Kotzias.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, ka e ka mbështetur homologun grek se ideja për hapjen e një zyre të tillë ka ekzistuar më herët dhe se nuk bëhet fjalë për ndryshim qëndrimi të Greqisë karshi pavarësisë së Kosovës.
(E.L/Faxweb)