Në faqen e Deutsche Welle-s në Facebook gjatë ditës së djeshme në një postim u shfaq njoftimi zyrtar i zyrës së kryeministrit Edi Rama, për takimin mes tij dhe Merkelit.
Kjo shkaktoi një sërë reagimesh te ndjekësit e kësaj media në rrjetet sociale, çka ka bërë që sot DW të bëjë një sqarim për lexuesit e saj, duke thënë se ata ishin keqkuptuar, dhe e kishim marrë njoftimin si një njoftim të korrespodentit të tyre.
DW kërkon ndjesë për keqkuptimin dhe shton se asnjëherë nuk do të përdorë informacionet e zyrave të shtypit për ti postuar si lajme.
Korrigjim i një gabimi teknik!
Të nderuar miq të Deutsche Welles!
Me reagimet tuaja dje Ju kishit të drejtë ! Sepse një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një, njoftimi u keqkuptua si njoftim i korrespondentit tonë. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat.
Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim!
Discussion about this post