Disa ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha postoi një video të Linda Ramës, e cila ishte duke udhëtuar me një avion charter. Lajm ky që u hodh poshtë nga ana e zyrës së medias në kryeministri, duke e cilësuar shpifjen e rradhës nga Berisha. n
‘’Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një lajm të rremë shoqëruar me një video, mbi gjoja një fluturim me charter të zonjës Linda Rama. Problemi nuk është tek zoti Sali që ka bërë atë që gjithnjë ka bërë më shumë se çdo shqiptar, pra ka shpifur!
Problemi është se një sërë portalesh, e kanë marrë si zakonisht “derr në thes” videoshpifjen e zotit Sali dhe e kanë publikuar pa bërë asnjë verifikim paraprak. Kjo praktikë copy-paste që i ka kthyer lajmet e rreme në një epidemi digjitale bie ndesh me çdo liri e të drejtë informimi dhe nuk i shërben as interesit publik e as misionit të medias së lirë”, thuhej në njoftimin e kryeministrisë.
Mirëpo në një tjetër reagim të bërë sot, Berisha jo vetëm që nuk tërhiqet nga deklarimi i tij fillestar, por shton se videot dhe fotot që qytetarët i kanë dërguar atij nuk kanë nevojë për shumë komente. Kryeministri dhe bashkëshorta e tij përdorin të njëjtin avion për ”qejfet e tyre”.
Reagimi i bërë sot nga Berisha:
Qytetari dixhital nxjerr mashtrues dhe poshteron piktorin deshtak!
http://www.sarpair.com/challenger.asp
Te dashur miq, qytetari dixhital me foto poshteron piktorin deshtak per pergenjeshtrimin qe i beri denoncimit te tij per udhetimin e Madame Rames me charter nga Rinasi.
Ai gjen se pikerisht avioni ne te cilin hyri zonja Rama eshte perdorur rregullisht nga piktori deshtak dhe bashkeshortja e tij ne fluturimet e tyre ne vendet me te pelqyera per ta. Nderim qytetarit dixhital. sb
(E.K/FAXWEB.AL)