Zyra e shtypit të Vatikanit ka dhënë sot (25 shkurt) detaje se si paraqitet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut.
Vaktikani bën me dije se gjatë natës gjendja e Papës ka qenë e qëndrueshme gjatë natës, megjithatë theksohet se situata ende mbetet ende serioze.
Lajm i mirë për shëndetin e Papës është se “insuficienca e lehtë renale”, gjendja më shqetësuese e shfaqur të dielën, po mbahet nën kontroll dhe “nuk përbën shqetësim”, thonë mjekët teksa kanë theksuar se edhe një ditë më parë fatmirësisht Ati i Shenjtë nuk pati asnjë episod të krizave respiratore astmatike dhe disa teste laboratorike janë përmirësuar.
Gjithashtu Papa vazhdon të marrë terapi me oksigjen edhe pse më pak se ditët e kaluara.
Ati i Shenjtë ndodhet në ditën e dymbëdhjetë të shtrimit në Poliklinikën Gemelli në Romë, pasi mjekët e diagnostikuan me infeksion kompleks të rrugëve të frymëmarrjes dhe penemoni në të dyja mushkëritë