Antoine Griezmann është një nga lojtarët më të përfolur në merkato. Barcelona e kërkon me ngulm francezin që ta ketë nën urdhrat e saj, por edhe skuadra të tjera janë interesuar për kartonin e tij.
Megjithatë vetë lojtari duket se tashmë u ka dhënë fund zërave për sa i përket ekipit me të cilin do të luajë sezonin e ardhshëm.
Ylli I Atletico Madrid ka vendosur të qëndrojë në Madrid ku luan prej vitit 2014, ku ishte transferuar nga Real Sociedad.
Përmes një video të lëshuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Griezmann ka bërë të ditur se do të qëndrojë në ‘Ëanda Metropolitano’.
Mi afición, mi equipo, MI CASA! @atleti ?⚪?
Mes supporters, mon équipe, MA MAISON ! @AtletiFR ?⚪?
My fans, my team, MY HOME!!! @atletienglish ?⚪? pic.twitter.com/ByD8Cju5Yb
— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) June 14, 2018
(B.H/Faxweb)