Sulmuesi veteran David Villa do të bashkohet me ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona e Spanja, Andres Iniesta, te Vissel Kobe. Disa ditë më parë, Neë York City FC e konfirmoi se 36-vjeçari Villa do të largohej në fund të kontratës së tij, pra në dhjetor dhe kampioni i botës në vitin 2010 zyrtarizoi transferimin në kampionatin japonez.
“Në vitet e mia si futbollist profesionist më është dashur të marr vendime të rëndësishme. Për një sportist, vendimet e marra jashtë fushe janë më të vështirat dhe unë jam para një vendimi të tillë në këtë moment. Gjatë karrierës sime kam dëgjuar gjithnjë trupin tim, njerëzit rreth meje dhe mbi të gjitha instinktin tim. Në ato momente dyshimi, shpresoj që një shenjë, një detaj apo diçka të më qartësojë. Një sfidë e re më pret, Azia”.
Kujtojmë që në maj Vissel Kobe firmosi edhe me Iniesta-n dhe tashmë dy legjendat spanjolle bashkohen sërish, pas periudhës 2010-2013, ku patën një bashkëpunim të shkëlqyer në kampionatin spanjoll te Barcelona.