Flamurtari ka zyrtarizuar ditën e sotme, largimin e radhës nga ekipi. Kuqezinjtë kanë shkëputur kontratën me mbrojtësin Kristi Marku.
Klubi vlonjat njoftoi përmes faqes zyrtare shkëputjen e kontratës me konsensus me 21-vjeçarin nga Durrësi.
Ditën e djeshme Flamurtari zyrtarizoi edhe dy largime të tjera, futbollistët Nertil Hoxha dhe Slavko Lukiç, që shkon në tre numri i mbrojtësve të larguar.
Marku ju bashkua sezonin e kaluar klubit vlonjat, por nuk pati shumë hapësirë për tu aktivizuar për shkak dhe të konkurencës në fazën mbrojtëse. Në dy vite në Vlorë ka luajtur vetëm 14 ndeshje.
Discussion about this post