Tani është zyrtare. Hansi Flick ka rinovuar kontratën me Barcelonën. Flick, do të qëndrojë në krye të katalanasve, të paktën deri në vitin 2027. Lajmi është bërë publik nga klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“FC Barcelona dhe Hansi Flick kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij që do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027” – Shkruan Barcelona.
Hansi Flick ka drejtuar këtë skuadër në 59 ndeshje, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.31 pikë për çdo sfidë.