Kukësi ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e radhës në këtë merkato.
Verilidnorëve u është bashkuar Elton Pereira Gomes, i njohur ndryshe me pseudonimin “Cale”.
Sulmuesi brazilian është bërë pjesë e kampionëve të dimrit ndërsa trajneri Gjoka me këtë përforcim ka blinduar fazën sulmuese.
28-vjeçari do të niset ditën e nesërme për Turqi për t’u vënë në urdhërat e teknikut të skuadrës veriore në Antalia.
Periera është aktivizuar në radhët e skuadrës greke Ergotelis.