Sfida ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit që do të zhvillohej më 26 tetor është anuluar. Presidenca e kampionatit ka vendosur që sfida të mos luhet në këtë datë, pasi kanë frikë për sigurinë e Real Madridit duke parë protestat e shumta që po ndodhin në Barcelonë.
“Data 26 tetor është anuluar dhe sfida nuk do të luhet. Barcelona dhe Real Madridi duhet të bien dakord për një datë tjetër deri më 21 tetor, nëse klubet nuk gjejnë gjuhën e përbashkët do të jetë liga që do të vendosë datën“, – shkruan El Chiringuito.
Situata duket kaotike në Spanjë, ndërsa tashmë i gjithë kampionati është në një udhëkryq të madh. Klubi i Barcelonës duket i pafuqishëm përballë një situate të tilla.
? OFICIAL | El CLÁSICO del 26-O, APLAZADO.
Barça y Madrid deberán acordar una nueva fecha antes del 21 de octubre.
Si no hay acuerdo, Competición determinará el día. pic.twitter.com/lRJG0yWkOb
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 18, 2019